Politike15 Mars 2023, 21:40

Meta nuk lëshon këshillat bashkiakë, Berisha manovra për të futur kandidatët e tij në zgjedhje; fut në lojë tjetër koalicion

Shkruar nga Pamfleti
Meta nuk lëshon këshillat bashkiakë, Berisha manovra për
Berisha me aleatët e tij

Opozita do të shkojë në zgjedhje me dy koalicione. Berisha dhe Meta po mundohen të mos lejojnë që votat të shkojnë për grupin e Alibeajt, duke futur aleatët e vegjël në një tjetër koalicion.

Ky koalicion përbëhet nga tre parti: Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

Për këtë koalicion, kanë dhënë firmën 3 deputetë të Partisë Demokratike. Ata janë; Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sipas burimeve kjo do të jetë manovër e Berishës për të luftuar për këshillat bashkiakë. Në koalicionin “Bashkë fitojmë”, do të jenë kandidatë për këshillat bashkiakë vetëm kandidatët e Ilir Metës. Ky i fundit e kishte deklaruar se lakmon këshillat dhe nuk kërkon të ndajë kandidatët me Berishën. Ai do i bëjë qokën Berishës që të fusë kandidatët për kryetarë të bashkive të dalë nga “primaret”, por nuk lëshon pe për këshillat.

Ndërkohë Berisha do të përdorë koalicionin e dytë për të futur kandidatët e tij për këshilla bashkiakë. /Pamfleti

berisha koalicion pd

Dokumenta bashkëngjitur