Dosja e zezë25 Maj 2024, 13:16

Berisha, Rama e Meta lodhen kot kundër SPAK-ut; seksioni i hetimit financiar drejtohet nga FBI

Shkruar nga Pamfleti

Berisha, Rama e Meta lodhen kot kundër SPAK-ut; seksioni i hetimit

Amerika e di, që krijimi i komisionit parlamentar, për të kontrolluar dhe diktuar veprimtarinë e SPAK e Gjykatës së Posaçme; është skenar i përbashkët i Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës dhe grupeve të tyre mafioze, për të vazhduar sundimin pa u prekur nga drejtësia...

“Pamfleti” ka bërë disa herë me dije, se pas emërimit të Altin Dumanit në krye të SPAK, dhe trajnimit të 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare në Virxhinia-SHBA, hetimi i dosjeve ekonomike-financiare po orientohet, drejtohet dhe monitorohet nga ekspertët e FBI.

Prej 1 viti, brenda SPAK e BKH është krijuar një strukturë speciale e quajtur “Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike-Financiare”, që heton vetëm korrupsionin, vjedhjet, transaksionet, investimet, ortakëritë, lobimet, pastrimin e parave dhe burimet e pasurive që kanë pasur e kanë.

Ky seksion, u krijua brenda BKH-ës, me 35 ekspertë të trajnuar në SHBA; të cilët pas 6 muajsh testime hetimore në Shqipëri, shkuan 1 muaj specializim në zyrat qendrore të FBI-së, ku u certifikuan për të kryer hetime dosjesh komplikuara ekomomike-financiare.

Ky seksion i BKH-ës, që drejtohet nga FBI, është me profil e funksion, si seksioni brenda Thesarit Amerikan të Shtetit, që kryen vetëm hetimin e dosjeve penale ekonomike-financiare me aktivitet korrupsionin e trafiqet.

Por dhe dosje të sjella nga partnerët e huaj; ndërsa, kur gjatë hetimit të një dosjeje, dalin individë e grupe të tjera krimi; hetuesit hartojnë raporte të veçanta dhe ia dorëzojnë konfidencialisht, vetëm ekipit të FBI që është atashuar në SPAK e BKH, i cili i kalon te prokurorët.

Këtë e konfirmoi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në kuvend, ku tha se dosjet e krimeve ekonomike-financiare të zyrtarëve të shtetit, po hetohen nga një seksion i veçantë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e ekipit të FBI, madje dhe nga ekspertë të DEA-s, kur zyrtarët dalin në aktivitete droge.

Realisht, ky fakt i përmendur nga Altin Dumani, ishte mesazh dhe thirrje, që SHBA i bëri treshes Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta, që të tërhiqen nga kërcënimet dhe marifetet veç e veç publikisht dhe së bashku pas kuintave, për të intimiduar e futur SPAK-un në kontroll.

Amerika ka parasysh, sulmet e Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata” kundër SPAK-ut, kundër drejtuesit Altin Dumani dhe prokurorëve që i kanë rihapur dosjet e korrupsionit, i kanë sekuestruar e po i hetojnë pasuritë dhe dosjet e krimeve.

Amerika ka parasysh, sulmet e Ilir Metës kundër SPAK-ut dhe drejtuesit Altin Dumani, pasi ndaj tij nisi procedimi penal për aferën CEZ-DIA, lobimet e fshehta, pastrim parash, transaksione financiare, fshehje të pasurive, biznese miniere floriri në Afrikë, shpenzimet dhe pasuritë e 3 fëmijëve në Angli, operacionet plastike dhe ortakërinë e Monikës me oligarkët rusë të naftës.

Amerika ka skeduar, presionet që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj SPAK-ut, nga resortet e Artan Dulakut, Luan Bregasit e Lenc Gjikurisë, nga ferma e Ilir Beqjes, nga kullat e Bashkim Ulajt e Pëllumb Salillarit dhe nga kongreset e PS-ës.

Amerika e di, që krijimi i komisionit të posaçëm parlamentar, për të kontrolluar dhe diktuar veprimtarinë e SPAK dhe krejt drejtësisë; është skenar i përbashkët i Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës dhe grupeve të tyre mafioze, për të vazhduar sundimin pa u prekur nga drejtësia.

Por Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta, po lodhen kot për të frikësuar e marrë në kontroll SPAK-un, siç komandonin ish-drejtësinë e kohës së Gjin Gjonit e Adriatik Llallës; sepse SPAK e BKH, po orientohen, drejtohen e mbikëqyren nga FBI, që i është futur me themel hetimit të vjedhjeve e krimeve të tyre./Pamfleti

sali berisha edi rama ilir meta spak fbi