
Ilir Meta dyshohet se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit kur ishte student. Pak kohë më parë doli se ekziston një dosje, ku ai ka spiunuar shokun e tij që dyshohej se do arratisej nga vendi...
Merr fund qetësia për Ilir Metën. Brenda marsit Autoriteti i Dosjeve do të publikojë të dhënat për spiunin Ilir Metaj, duke rikthyer debatet në politikë.
Sot në Komisionin e Ligjeve ishte kryetarja e Autoriteti të Dosjeve Gentian Sula, e cila u pyet mbi procesin e hapjes së dosjeve. Ajo tha se brenda muajit do ketë të dhëna për të gjitha subjektet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”. Meta për shkak të këtyre komisioneve i shpëtoi verifikimit dhe duket se tani do hapen “petët e byrekut”.
“Mendojmë se fundi i marsit na gjen me të gjitha aktet gati”, tha ajo.
Nga ana tjetër u bë me dije se Autoriteti i Dosjeve ka nisur të verifikojë të gjithë deputetët që kanë qenë në parlament prej vitit 1991 deri më tani, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Bëhet fjalë për një kërkesë të deputetit Kreshnik Çollaku. Sula tha se po punohet që të gjithë të kalojën në sitë.
“Nëse konstatuam se janë rreth 1.300 subjekte. Është një numër i madh dhe në një vit bëjmë vetëm 300 verifikime. Është kollaj kur nuk gjejmë gjë se kur gjen gjë është përgjegjësi. Për një rast kemi hapur 29 mijë faqe që të jemi të sigurt sepse bëhet fjalë për figurat të rëndësishme. Kemi takuar zoti Çollaku. Mund ta fillojmë në mënyrë kalendarike verifikimin. Jemi në kërkim të gjeneraliteteteve të caktuara”, tha ai.
Ilir Meta dyshohet se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit kur ishte student. Pak kohë më parë doli se ekziston një dosje, ku ai ka spiunuar shokun e tij që dyshohej se do arratisej nga vendi. Në vjeshtë u miratua një ligj që mundësonte hapjen e dosjeve dhe në fund të muajit duket se do hidhet dritë mbi spiunllëqet e ish-presidentit.