Politike17 Maj 2024, 19:00

Kapja e Shërbimit Sekret Shqiptar; Kryeministri Edi Rama filtron informacionet që dërgohen në polici, SPAK, Prokurori, FBI, DEA, NATO, EUROPOL

Shkruar nga Pamfleti

Kapja e Shërbimit Sekret Shqiptar; Kryeministri Edi Rama filtron

Kryeministri ka të drejtë komunikimi zyrtar me drejtoreshën e SHISH, për informacione që kanë lidhje me kabinetin qeveritar e sigurinë kombëtare; por duhet të vihet në dijeni, pasi informacionet të jenë dërguar në agjencitë ligj zbatuese të vendit e ato partnere të SHBA- BE...

U quajt çmenduri, fakti që deputeti Eduard Shalsi, i njohur si tellall i aferave të zeza që sajon Edi Rama, propozoi krijimin e një komisioni parlamentar, për kontrollin e veprimtarisë së SPAK GJKK, KLSH, KLP, ILD e institucioneve të tjera të pavarura, i cili  kaloi për votim në parlament.

Por një denoncim tjetër, i ardhur nga burime brenda Drejtorisë së SHISH, tregon se çdo propozim që bëjnë deputetët “kukulla” të PS, janë qëllime e skenarë të kryeministrit Edi Rama, për të futur nën kontroll personal drejtësinë dhe shërbimet e anti-krimit e të sigurisë kombëtare.

Në denoncim, thuhet se prej 6 muajsh, çdo provë që zbulojnë, agjentët e SHISH nuk i raportojnë sipas juridiksionit strukturor te shefat e seksioneve, te shefat e sektorëve, por direkt te drejtorët rajonalë.

Drejtorët rajonal të SHISH, i çojnë “bruto” te drejtoresha e madhe Vlora Hyseni, ndërsa ajo, nëpërmjet Inspektorit të Përgjithshëm të emëruar nga qeveria, i çon në Kryeministri, me përjashtim të informacioneve të klasifikuara për pushtetarë, politikanë, biznesmenë e familjarë të tyre, që ajo ia çon drejtë për drejtë Bablokut.

Skandali shtetëror është ky: SHISH, ka detyrim kushtetues, të informojë fillimisht partnerët e saj brenda vendit, që janë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtuesi i  SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa partnerët ndërkombëtar për SHISH, janë NATO, DEA, FBI e EUROPOL.

Pasi informacioni mblidhet dhe skedohet sipas sektorëve, SHISH harton raport të përmbledhur, për çështjet që lidhen vetëm me sigurinë kombëtare e ia dërgon për dijeni Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, të cilët i adresojnë në institucionet e shtetit, si dhe partnerëve.

Por realisht, informacionet që zbulon SHISH, prej 6 muajsh i dërgohen fillimisht vetëm kryeministrit Edi Rama; ndërsa ai, pasi i kalon në filtër interesash e konjukturash personale, vendos se cilët informacione duhen dërguar në Polici,  SPAK, Prokurori, NATO, DEA, FBI dhe EUROPOL e cilët nuk duhen dërguar.

Ligjërisht, kryeministri ka të drejtë komunikimi zyrtar me drejtoreshën e SHISH, për informacione që kanë lidhje me kabinetin qeveritar e sigurinë kombëtare; por duhet të vihet në dijeni vetëm zyrtarisht me raport të shkruar e ekstrat, pasi informacionet të jenë dërguar në agjencitë ligj zbatuese të vendit e ato partnere të SHBA-BE.

Këtë praktikë të kontrollit personal të SHISH si dhe filtrimi, zhdukja e keq përdorja e informacioneve nga Kryeministri, filloi me ish-zv/drejtorin Olian Kanushi në muajin tetor 2022 kur e emëroi drejtor në detyrë; ndërsa prej muajit nëntor 2023 po e zbaton me drejtoreshën aktuale të SHISH, Vlora Hyseni; të dy ish-këshilltarë të tij në kryeministri./Pamfleti

shish rama filtri spak prokuroria fbi dea nato europol