Politike22 Shkurt 2024, 10:13

Nis seanca plenare, Gazment Bardhi bllokon foltoren, sërish zhurmuese dhe bilbila në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca plenare, Gazment Bardhi bllokon foltoren, sërish zhurmuese dhe
Tensione në Kuvend

Ndërkohë me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Ka nisur me tensione edhe seanca e sotme plenare. Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren.

Deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos me  zhurmuese dhe bilbila në Kuvend.

Me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota. 

“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, ku kërkohet heqja nga rendi i ditës së projektligjit për dhënie amnistie”, tha Nikolla.

Ndërkohë me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.



tensione në kuvend