Sheshi sfidon Ramën dhe Berishën: Të krijojmë një alternativë të re
Protesta që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec dhe që më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike, ka prodhuar për herë të parë edhe një propozim konkret politik.
Mes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kritikave ndaj opozitës tradicionale, një protestuese hodhi publikisht idenë e krijimit të një force të re politike, e cila sipas saj duhet të përfaqësojë qytetarët që nuk ndihen më të përfaqësuar as nga qeveria dhe as nga opozita aktuale.
Propozimi u prit me duartrokitje nga një pjesë e protestuesve dhe shënon një moment të ri në evolucionin e lëvizjes, e cila deri më tani ka qenë e fokusuar kryesisht te kundërshtimi i projektit në Zvërnec, korrupsioni dhe kërkesat për dorëheqjen e qeverisë.
Nga podiumi i protestës, qytetarja argumentoi se lëvizja që është krijuar në rrugë ka potencialin të shndërrohet në një alternativë të re politike.
"Forca më e madhe opozitare në Shqipëri sot jemi ne. Ne do të kërkojmë vetëm një gjë: Dorëheqje. Ja u dorëhoq Rama, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Do dali Rama kundër një force që ne të gjithë duhet ta votojmë? Është momenti më i mirë të krijojmë një forcë të vetme opozitare. Vetëm 3 gjëra duhen bërë: E para të jenë mbi 3 mijë themelues. A jemi më shumë se 3 mijë veta? E dyta të mbahet një mbledhje themeluese. E treta të çojmë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës. A ka mundësi ta bëjmë këtë? Dorëheqje. Dorëheqje", tha protestuesja.
Për herë të parë që nga nisja e protestave, fokusi nuk ishte vetëm te largimi i qeverisë apo kundërshtimi i një projekti të caktuar, por edhe te ideja e ndërtimit të një alternative të re politike. Kjo tregon se një pjesë e protestuesve po e shohin lëvizjen jo thjesht si një reagim qytetar, por si një mundësi për të krijuar një përfaqësim të ri jashtë partive tradicionale.
Prej ditësh në shesh dëgjohen thirrje jo vetëm kundër Edi Ramës, por edhe kundër Sali Berishës dhe figurave që kanë dominuar jetën politike shqiptare gjatë dekadave të fundit. Pikërisht në këtë klimë mosbesimi ndaj politikës ekzistuese, ideja për krijimin e një force të re opozitare duket se po gjen mbështetje te një pjesë e pjesëmarrësve.
Nëse deri dje protesta artikulonte vetëm pakënaqësi dhe kundërshtim, sot nga sheshi para Kryeministrisë u hodh për herë të parë edhe një pyetje që mund të shoqërojë zhvillimet e ardhshme: a mund të shndërrohet kjo lëvizje qytetare në një alternativë të re politike?
Eshte jetike per kombin shqiptare dhe shqiperine lindja dhe formimi i nje alternative te re qe perfaqeson idealet dhe te drejtat e popullit shqiptare i cili eshte tradhetuar pabesisht nga ligesite e klases politike aktuale.Zoti e bekofte kete proteste qytetare per te realizuar kete mision te shenjte per krijimin e nje force te re opozitare .
Qëndresë qytetare deri në rënien e "Kastës" në gjunjë. QEVERI TEKNIKE .Propozimi për parti të re pritej."kASTA" nuk do rrinte duarkryq. Partinë për:"Shqipërinë e Re" e keni të ngritur. Kontaktoni A.Lapaj dhe e keni kry gjysmën e punës. Gjysmën tjetër e kërkoni aty rrotull dhe do ta gjeni. I bëni bashkë dhe "Kasta" do ju përgëzoi. "Sa mirë, sa mirë, do luajmë me brirë".(D.A)"Kasta" dhe brirartët sejmen të tyre, nuk kanë parë asgjë akoma.
Paske pi rendshem sot! Qetesohu e pellcitja gjumit.. neser, me terezi, na thuj nai prralle tjeter, por me i qarte ????
Sa ju kane paguar te nxirrni ne foto nje vajze qe mbulon floket dhe te na shtoni numrin e "Njeshave" ne shporten politike . Eshte shoqeria shqiptare qe po zjen per padrejtesite qe po ben klasa politike pa perjashtim me fodulluken e saj dhe makuterine pa kufi qe nga mosrespektimi i asaj qe eshte kombetare e perbashket vetem dhe vetem ne emer te fitimit e deri te mbyllja e syve para blerjes masive te njerezve nga sekti i besimit fetar mysliman qe po ben te pamunduren per tu futur deri lart ne qeveri per te futur ne dore fondet per te marre mbrapsht cka investuar sic po e shohim gjithandej. Sot e kaq dite po protesohet ajo qe ndjehet nga te gjithe KUNDER PADREJTESIVE E KORRUPSIONIT, KUNDER BABEZISE DHE KUNDER MOSLLOGARIDHENIES .
Ajo vajza i artikuloi ato kerkesa ndaj ka dale te fotoja. Plus qe je kontradiktor. Nga nje ane thua qe ka dale i gjithe populli, nga ana tjeter ankohesh pse kane dale besimtaret myslimane!!! Popull i perfshin te gjithe besimtare e ateiste, mysliman e te krishtere, me parti e pa parti. Te gjithe i vuajne pasojat e kesaj qeverisjeje dhe te gjithe kerkojne ndryshim, nuk i perjashton dot njerezit nga e drejta e protestes