Sot Gentiana Sula ishte sërish në Kuvend, por harroi të tregojë se pse nuk është hapur dosja për Ilir Metën. Ajo foli gjatë për dosjet e Sigurimit dhe lustracionin, por dosja që presin të gjithë të hapet ka përfunduar në “kalendat greke”...
Një fjalë e urtë popullore thotë se “Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Kështu ndodhi edhe me akuzat ndaj Ilir Metës se ka qenë spiun i Sigurimit.
Mazhoranca nisi me të madhe fushatën pasi Meta doli nga Presidenca, duke e akuzuar atë si spiun dhe duke kërcënuar se do ta nxjerrë nga politika. Ajo që hapi vallen ishte Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit mbi Informimin për Dosjet e Sigurimit.
Sula informoi Kuvendin se kishte gjetur dosje komprometuese për Metën, i cili kishte spiunuar shokun e tij në fakultet. Por çudia 3 ditë zgjati. PS nisi me urgjencë hartimtin e një ligji, ligj që u miratua dhe në dhjetor hyri në fuqi. Kanë kaluar 4 muaj dhe askush nuk denjon të hapë dosjen e Ilir Metës.
Por përgjegjësia duket se bie mbi Gentiana Sulën. Pak ditë më parë, kjo e fundit raportoi në Kuvend dhe ju premtoi deputetëve se në fund të marsit do zbardhet dosja për Ilir Metën. “Mendojmë se fundi i marsit na gjen me të gjitha aktet gati”, tha ajo.
Sot Gentiana Sula ishte sërish në Kuvend, por harroi të tregojë se pse nuk është hapur dosja për Ilir Metën. Ajo foli gjatë për dosjet e Sigurimit dhe lustracionin, por dosja që presin të gjithë të hapet ka përfunduar në “kalendat greke”.
“Jemi përballur edhe më nostalgji të diktaturës, si dhe me tendencën për ta mbajtur atë sa më të fshehtë, apo edhe për ta keqpërdorur. Sfida e rishqyrtimit historik të veprimtarisë s ëish Sigurimit të Shtetit përmes qasjes së dokumenteve ka qenë një proces gradual, që hedh dritë mbi ngjarje, njerëz, mekanizma dhe në tërësi një sistem, një regjim. Nuk është fjala vetëm për të ndriçuar veprimtarinë e Sigurimit, por për gjithë regjimin”, thotë zonja Sula.
Mos vallë edhe zonja Sula është bërë pjesë e pazareve politike? /Pamfleti