Politike15 Qershor 2024, 09:44

SPAK i mori në hetim pasurinë, çmendet Ilir Meta: Rrëmbeni armët, unë kallashin e kam gati

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i mori në hetim pasurinë, çmendet Ilir Meta: Rrëmbeni
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas një jave të vështirë ku u mor në pyetje nga SPAK për pasurinë, vazhdon të jetë ende në tension.

Nga Roskoveci, kreu i Partisë së Lirisë me tone të larta i bëri thirrje banorëve të marrin armët.

“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha Meta.

Ju rikujtojmë se këtë javë Ish-Presidenti i Republikës ishte në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion.

E ndërsa prej disa javësh i kishte ndalur sulmet verbale publike ndaj SPAK, në pragun e institucionit ai riktheu etiketimet fyese ndaj titullarit Altin Dumani.  Presidenti i Partisë së Lirisë dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit. 

Pasi qëndroi për gati 3 orë e 20 minuta para prokurorëve, Ilir Meta u shfaq para gazetarëve i inatosur shumë larg refrenit të tij të dikurshëm të dashurisë e qetësisë. 

“Jam pyetur 3 orë kot më kot, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe narkoregjimi që e mban në këmbë Dum dumani. Në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merret me përrallat e laraskave të tij. Tani po iki se kam sipërmarrjen, kam tryezën. Dum dumani këtë do, të mos merremi. Bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”. 

Të mërkurën për të njëjtën çështje dha shpjegime për gati 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë, bashkëshorte e Metës, Monika Kryemadhi./ Pamfleti

ilir meta rr[mbeni armët