Sport26 Nëntor 2022, 16:07

Polonia i jep “2 hurma” Arabisë Saudite, Levandovski thyen mallkimin e Botërorit dhe përlotet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Polonia i jep “2 hurma” Arabisë Saudite, Levandovski thyen

Polonia i jep “2 hurma” Arabisë Saudite, Levandovski thyen mallkimin e Botërorit dhe përlotet (Video)

Përfundon ndeshja e Grupit C e vlefshme për Kupën e Botës. Polonia ka zbritur me këmbë në tokë Arabinë Saudite, teksa i ka mundur me rezultatin e pastër 2-0.

Polakët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 39 me Pioter Zielinskin, pas asistit që ky i fundit mori nga Robert Levandovski.

Portieri i Juventusit, Vojshe Shezni bëri mrekullinë në minutat e fundit të pjesës së parë. Numri një i polakëve priti penalltinë si dhe neutralizoi edhe gjuajtjen që erdhi më pas.

Në minutën e 82 të ndeshjes, Polonia realizoi golin e qetësisë. Levandovski theu mallkimin duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Al Malki, për të dyfishuar shifrat. Sulmuesi i Barcelonës u emocionua, pasi më në fund ia doli që të shënonte në një Botëror.

Sport Arabia Saudite Kupa e Botës Polonia