Politike16 Maj 2022, 18:31

“Pompeo do marrë një shumë të madhe parash", kompania amerikane përgënjeshtron Evi Kokalarin

Shkruar nga Pamfleti
“Pompeo do marrë një shumë të madhe parash",

Sipas presidentit të kompanisë amerikane të energjetikës, “Linden Energy”, vizita në Tiranë e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u pagua nga kompania, ndërsa siguria e tij u mor përsipër nga qeveria amerikane.

Bien akuzat e Evi Kokalarit dhe “foltores” se ish-Sekretari i Përgjithshëm Mike Pompeo erdhi në Tiranë në këmbim të një shume parash.  Rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar të dhëna se përse ai ka ardhur në vendin tonë dhe kush e ka paguar udhëtimin e tij.

Sipas shkrimit të “BIRN”, sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.

Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Mattheë Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur  nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Politike #kokalari BIRN Pompeo