Bota13 Shkurt 2019, 07:22

Pompeo ngre alarmin: Putin përbën kërcënim për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti
Pompeo ngre alarmin: Putin përbën kërcënim për

Pompeo ngre alarmin: Putin përbën kërcënim për demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh se Vladimir Putin përbën një kërcënim për demokracinë.

Pompeo bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Sllovaki, një nga ndalesat e turit të tij në Evropën Qendrore, që ka synimin për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës.

“Vladimir Putin është i vendosur të minojë demokracitë në mbarë botën, mos u mashtroni. Ne duhet të jemi shumë të sinqertë për këtë temë”, deklaroi Pompeo në prani të studentëve të gazetarisë në Bratislavë, shkruan ATSH.

Ai më pas paralajmëroi sllovakët mbi nevojën “për t’u mbrojtur kundër mjeteve ekonomike dhe formave të tjera të vendosura nga Kina, për të krijuar varësi dhe manipuluar sistemin tuaj politik”.

Bota ngre alarmin Pompeo Putin Rusi SHBA