Showbiz27 Qershor 2018, 18:13

Poni vendos ta kalojë verën në vende luksoze, ky është personi i zemrës që po e shoqëron në këto pushime

Shkruar nga Pamfleti
Poni vendos ta kalojë verën në vende luksoze, ky është

Poni vendos ta kalojë verën në vende luksoze, ky është personi i zemrës që po e shoqëron në këto pushime

Poni është një ndër këngëtaret më aktive të muzikës popullore. Pothuajse gjatë gjithë kohës ajo është e angazhuar në koncerte brenda Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve.

Zakonisht këngëtarët janë më të zënë me punë gjatë sezonit veror, por Poni duket se këtë vit ka vendosur t’i përkushtohet edhe vetes dhe djalit të saj. Përpara pak ditësh ajo ka publikuar në ‘Instagram’  disa fotografi në vendet më atraktive dhe turistike të Italisë.

or udhëtimet e saj nuk mbarojnë me kaq, sepse pas Italisë destinacioni i radhës është Puerto Rico. Poni së bashku me birin e saj, janë zhvendosur këto ditë në Puerto Rico, një nga ishujt më të bukur në verilindje të Detit të Karaibeve.

Këngëtarja ka publikuar në ‘InstaStory’ disa fotografi nga ky vend mahnitës. Poni duket në formë shumë të mirë fizike dhe mjaft e relaksuar përderisa përpara vetes ka një pamje të tillë. 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”101″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Showbiz