Aktualitet16 Tetor 2018, 14:37

Portalet ‘Babale’ të opozitës, vjedhjet e turpshme që degradojnë edhe më shumë PD-në e Bashës (Faktet)

Shkruar nga Pamfleti

Portalet ‘Babale’ të opozitës, vjedhjet e turpshme që degradojnë edhe më shumë PD-në e Bashës (Faktet)

Janë të shumtë rastet, kur në portalin ‘Syri.net’, që është zëri kryesor i opozitës, shfaqen shkrimet ‘copy-paste’ të mediave të tjera, pa asnjë citim, por një rast i fundit i ‘Pamfleti’ i nxjerr totalisht zbuluar dhe ju vë fshesën si media

Teksa e gjithë politika po ‘zien’ për çështjen ‘Babale’, telenovela e shëmtuar duket se ka prekur edhe mediat. Portali kryesor i opozitës, ‘Syri.net’, duket se ka humbur toruan, ashtu si opozita, teksa po vjedh në mënyrën më të shëmtuar lajmet nga mediat e tjera, duke i shitur si shkrime të vetat.

Në rrugën bajate të opozitës, me ‘Babale’ e ‘Xhisiela’, po ecin edhe mediat e saj, të cilat thyejnë rekord për vjedhje, duke mos servirur asgjë si të vërtetë.

Janë të shumtë rastet, kur në portalin ‘Syri.net’, që është zëri kryesor i opozitës, shfaqen shkrimet ‘copy-paste’ të mediave të tjera, pa asnjë citim, por një rast i fundit i ‘Pamfleti’ i nxjerr totalisht zbuluar dhe ju vë fshesën si media.

Bëhet fjalë për një shkrim me titullin “Edi Rama! Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket!”, të publikuar në ‘Pamfleti’ më 13 tetori, në orën 12:36. I njëjti shkrim, të cilin do ua risjellim me foto edhe më poshtë, është publikuar te ‘Syri’ më datë 14 tetor, në orën 13:32.

Çuditërisht, në shkrim nuk ka asnjë citim, madje është fshirë brenda shkrimin edhe fjala ‘Pamfleti’, duke e shituar këtë shkrim si një editorial, teksa portali vë emrin e Artur Çanit. Ky është një fakt i turpshëm, që tregon degradimin e opozitës dhe mediave pranë saj, që mbahen me lekët e ‘Babaleve’./Pamfleti

Më poshtë, po ju sjellim me foto të njëjtin shkrim në të dy portalet, si dhe linqet e shkrimit:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Edi Rama! Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket!

Aktualitet “Pamfleti” Babalja portalet hajdute syri.net