Politike17 Maj 2022, 20:05

"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

Shkruar nga Pamfleti
"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/

"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, sa i përket projektit të portit të Durrësit.

Nga qyteti bregdetar, ku po zhvillon një takim me militantët e djathtë në kuadër të fushatës për zgjedhjet farsë në PD-së, Berisha tha se Rama po asgjëson një port 3 mijë vjeçar. Sipas Berishës, kreu i qeverisë po shfrytëzon 1 mln metër katror për të ndërtuar pallate me kompaninë e tij ose të klientëve të tij.

“Ja ku e keni portin. Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësit. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.

A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet” – tha Berisha.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Berisha akuzon Ramën për afera në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit. Sipas Berishës, qeveria e ka kthyer vendin në epiqendër të krimit dhe trafikut të kokainës, dhe e gjitha bëhet përmes portit të Durrësit që – sipas tij-  kontrollohet nga kriminelë që janë të lidhur me Ramën.

Akuza ndaj Ramës për Portin e Durrësit ka hedhur edhe mbështetësi i Berishës, Eno Bozo, i cili akuzoi qeverinë se po i fal veprën një kompanie arabe.

Politike Berisha porti i Durresit Rama