
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në Kuvend tha se marrëveshja e Portit të Durrësit është një aferë e madhe korruptive.
Alibeaj tha se sapo kjo marrëveshje të miratohet, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Na vjen një investitor me qilim fluturues. Po e shet sikur bëri me inceneratorët plehrat ishin, janë akoma. Jeni të detyruar të votoni, por kujdes, do keni përgjegjësi morale dhe penale. Nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj. Po e shesim për 2 pare dhe është e pafalshme, dhe s’do e kemi me vete, kurrë.
Dokumentet me zor erdhën se i mbanin të fshehura, statusi i investitori strategjik i është dhënë një kompani në ishujt Kajman, Shqipëria me gisht në listën gri për pastrimin e parave, së shpejti në listën e zezë.
Do ta votojnë, por edhe ne bëjmë detyrën tonë. Sapo ta votoni, në Gjykatën, Kushtetuese do ta çojmë” tha Alibeaj.