Politike24 Nëntor 2022, 11:11

Porti i Durrësit, Alibeaj thirrje Nikollës: Jepuni 10 minuta kohë të flasin deputetëve që nuk janë në grupe parlamentare!

Shkruar nga Pamfleti
Porti i Durrësit, Alibeaj thirrje Nikollës: Jepuni 10 minuta kohë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që deputetët të kenë 10 minuta kohë për të folur për marrëveshjen më të shtrenjtë në 30 vite.

Sipas tij, edhe deputetët që nuk janë në grupe parlamentare të kenë 10 minuta në dispozicion.

“Zoti Balla në këtë rast, nuk kemi pasur dakordësi në konferencën e Kryetarëve. Ju kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve, për të zhbërë këtë gjë dhe më keni kthyer një përgjigje që nuk ka lidhje prej jush. Të gjithë deputetët kanë të drejtë të flasin, e udhës është që shqiptarët të dëgjojnë atë për të cilën çfarë është e rëndësishme, ktheni kohën, çdo deputet të flasë për 10 minuta. Për këtë arsye deputeti duhet të flasë. Respektoni rregulloren dhe Kushtetutën.”, tha Alibeaj në Kuvend.

Ndërsa Nikolla iu përgjigj duke u thënë se “nuk është konferenca e kryetarëve që shikon vendimet e saj. Është seanca plenare. Se si i merr vendimet Konferenca e Kryetarëve, ajo përcaktohet në rregullore, i merr me shumicë votash”.

Politike Alibeaj porti i Durresit