Politike18 Nëntor 2022, 13:22

Porti i Durrësit, Berisha: Do përjashtojmë kompanitë offshore nga tenderët publikë, pas tyre fshihen Edi dhe Olsi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Porti i Durrësit, Berisha: Do përjashtojmë kompanitë

Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi se kur PD të vijë në pushtet, çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Portit të Durrësit, do të futet në listën e zezë. Berisha u zotua do të vendosë përjashtimin e tenderëve offshore nga tenderët publikë.

“Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do futet në listën e zezë”, u shpreh ai,

Në lidhje me kompaninë që synon të marrë projektin e Portit të Durrësit, Berisha deklaroi se pas saj fshihen vetë Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama.

“Ne do bëjmë gjithçka që kjo të ndalohet. Kompanitë offshore janë Olsi dhe Edi Rama. Ato janë. Kryeministër që merr përsipër të fshehë. Për kë e bën ai? Ai për veten e ti mund ta bëjë. Ai do thoshte nuk jam unë por është ky dhe ky. Por do na dalin si ajo pensionistja me 6 mln euro në kuletë që ishte me gjysmë pensioni”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve, që sipas tij kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.

Ai bëri me dije se PD “do të përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.”

“Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.”, tha Berisha për mediat.

 

 

 

Politike porti i Durresit Rama Sali Berisha