Politike24 Nëntor 2022, 10:22

Porti i Durrësit, Berisha me tone të larta në Kuvend: Plaçkitja më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi

Shkruar nga Pamfleti
Porti i Durrësit, Berisha me tone të larta në Kuvend:

Sali Berisha në Parlamenti: Sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe të një prone publike

Kjo seancë e Parlamentit ishte e shumë pritur, pasi pritet të diskutohet mbi Portin e Durrësit, një investim që ka ngjallur pikëpyetje të mëdha në radhët e politikanëve, sidomos tek ata të opozitës. Kryetari i Foltores, Sali Berisha, ishte i pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit dhe e nisi fjalën pikërisht me marrëveshjen për portin e Durrësit, duke e cilësuar mega aferë.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët: portin e Durrësit. Me këtë mega aferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve.”, tha Berisha.

Politike #plackitje e prones publike porti i Durresit Sali Berisha