Politike24 Nëntor 2022, 10:46

Porti i Durrësit, Berisha paralajmëron Ramën: S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën!

Shkruar nga Pamfleti
Porti i Durrësit, Berisha paralajmëron Ramën: S’ka burg

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për Portin e Durrësit, teksa i tha se e pret burgu. Berisha u shpreh se Rama do përfundojë te porti i Marinës dhe s’do dalë më kurrë prej tij.

“Edi Rama i bindur të jesh se te porti i Marinës do përfundosh vetë dhe s’do dalësh më kurrë prej tij. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën. Ti zonjë që ke qejf t’i ndash deputetët në kategorisë së parë dhe të dytë, kjo është histori turpi dhe vetëm turpi. Unë e kuptoj shumë mirë ndarjen e grupeve dhe është normale, por nëse krerëve të grupeve u jepet një kohë e caktuar, koha duhet e barabartë për çdo deputet. Ti je e vetmja që ndan parlamentin në këtë mënyrë. Kjo do marrë fund. Ky parlament nuk do funksionojë asnjë ditë kështu siç e keni caktuar ju”, tha Berisha gjatë fjalës në Kuvend.

Politike Berisha porti i Durresit