
Deputetja e PD-së, Flutura Açka
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ironizuar projektin për Portin e Durrësit që qeveria miratoi në parlament, duke e futur në rend dite me procedurë të përshpejtuar.
Në një status në rrjetet sociale, Açka shtron pyetjen se “pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt?”.
“Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet”, shkruan ajo me ironi, teksa rendit disa pyetje, se kush do “me e shky historinë? Kush do me e zhba krenarinë? Kush do me i vënë çallmë antikitetit? E nxjerrtë si bërllok historia!”
Postimi i plotë i Açkës:
A ke qenë ndonjëherë në Dubai?, më pyeti një mike. Jo, i thashë, do vijë Dubai këtu.
Pse nxiton kaq shumë qeveria kur as Europa nuk e miratoi si projekt. Kështu do të integrohemi?
Durrës-Dubai – Porta Potty mbi antikitet ?
Kush do me e shky historinë?
Kush do me e zhba krenarinë?
Kush do me instalu shfrenimin?
Kush do me i flak shqiptarët?
Kush do me i vënë çallmë antikitetit?
E nxjerrtë si bërllok historia!