Politike24 Nëntor 2022, 12:27

Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Tymnajë gënjeshtrash, do të punësohen 12 mijë persona!

Shkruar nga Pamfleti
Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Tymnajë gënjeshtrash, do të

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për Portin e Durrësit nga foltorja e Kuvendit. Ibrahimaj tha se ky është një projekt që do të nxisë zhvillimin e vendit, jo vetëm të Durrësit, ku falë projektit sipas ministres do të punësohen 12 mijë persona. Ministrja tha se për këtë projekt qeveria shqiptare ka negocionuar për një kohë të gjatë deri në projektin final.

“Me keqardhje shoh që ky nuk është një debat është një dashakeqësi, një tymnajë gënjeshtrash të cilat kërkojnë t’u serviren qytetarëve jo si biseda në parlamentin e një shteti për kafenesh. Dua t’u referohem vetëm fakteve. Ne prezantojmë një projekt që është shembull i atraktivitetit, Shqipëria ka një potencial shumë të madh turistik dhe këto janë falë reformave dhe përpjekjeve të bëra gjatë viteve të fundit. Këto janë falë ndërtimit të një shtetit të fortë. Jam takuar dhe biseduar me shumë homologë dhe në fund të takimeve kam pasur të njëjtin rezultat Shqipëria ka bërë progres. Ky është rasti ekselent i zhvillimit të vendit dhe transformimit të qytetit të Durrësit. Është më i madhi në rajon dhe do të punësojë 12 mijë njerëz. Kam dëgjuar shumë narrative, përse në Durrës? Durrësi e justifikon ndasinë e këtyre investime se Durrësi konsiderohet qyteti më i vjetër, do të jetë aty më i bukur. Për të siguruar këtë investim ne kemi negociuar fort dhe gjatë, jo si ata që shohin filxhan nga mëngjesi deri në darkë. Këta i harrojmë qa i kanë bërë këtij vendi, firmat piramidale, i harrojmë periudhat ku ndodhën të zezat e Gërdecit, këta i harrojnë por populli si harron. Sjellim para jush një kontratë me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim, me rritjen e vlerës së pronës. Me një ndikim në imazhin e vendit. Ne kemi negociuar për më shumë se 1 vit dhe në fund nga 33 kërkesa që investitori kishte paraqitur pranua vetëm 5. Na u kërkua në fillim që shtetit të ishte aksioner me vetëm 19 përqind ndërsa u mbyll me 30 përqind. Ndryshe nga sa kam dëgjuar e sa është thënë nuk ka asnjë përjashtim nga TVSH, kontributet etj, por janë 1 miliardë euro që do të grumbullohen vetëm nga taksat. Këto qytetarë nuk janë të ardhura që ne i kemi dhe i falim këto janë masa mbështetese, 40 përqind e sipërfaqes do t’i rikthehet qytetit ku 20 përqind do i rikthehet e vizualizuar.

Politike ibrahimaj porti i Durresit