Politike24 Nëntor 2022, 10:35

‘Porti i Durrësit, kuletë Bit Coin-i’, Berisha: Do mblidhen mamuthët e Shqipërisë me jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh

Shkruar nga Pamfleti
‘Porti i Durrësit, kuletë Bit Coin-i’, Berisha: Do

‘Porti i Durrësit, kuletë Bit Coin-i’, Berisha: Do mblidhen mamuthët e Shqipërisë me jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh

Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që të heqin dorë nga marrëveshja për Portin e Durrësit.

Ai theksoi se nëse kanë dinjitet duhet t’i thonë ‘jo’ këtij projekti që e cilëson aferë.

“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin? Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2,2 mld euro evropianëve. Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë. E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit? Kushton 2 mld euro. Ato do dalin nga shqiptarët e varfër. Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”, tha Berisha.

Politike #Mamuthet me jahte #shqiptaret popull gomonesh porti i Durresit Sali Berisha