Politike15 Gusht 2022, 13:57

Porti i ri i Durrësit, Meta "merr në pyetje" Ramën: Sa është kostoja, fond nga buxheti apo borxh 2 mld euro?

Shkruar nga Pamfleti

Pse u mendua dy javë Ilir Meta për protestën?

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë unifikuar aksionin kundër qeverisë sa i përket projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Pas Berishës, i cili e konsideroi projektin një mënyrë për Ramën dhe bashkëvjedhësit e tij që të fshehin paratë nëpër parajsa fiskale, edhe Meta ka hedhur dyshime sa i përket ligjshmërisë së dorëzimit të 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës tek arabët – një kompani offshore – për të ndërtuar projektin e portit turistik.

“Kjo është afera më e rëndë, e portit të Durrësit. Dua të përshëndet Confindrustria dhe qëndrimin e saj publik. Ekonomistët dhe analistët që kanë bërë kërkime të thelluara për këtë aferë. Është detyrim absolut dhe në interes kombëtar që të bëhen publike urgjentisht pronarët fundorë të kompanisë partnere, vlera dhe burimi, garancitë ligjore”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë i bëri thirrje qeverisë që t’i përgjigjet disa pyetjeve sa i takon çështjes për projektin e portit të ri të Durrësit. “A është marrë statusi i investitorit strategjik, cila është kompania dhe sa do të jetë shuma nga buxheti i shtetit që do të vihet në dispozicion për projektin, apo do të merret borxh?”- pyet Meta.

“I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që të japin përgjigje brenda afateve për të gjitha këto pyetje. A është dhënë statusi i investitorit strategji? Nëse po, cilës kompani? A parashikohet si në rastin e inceneratorëve, që prona publike të lihet kolateral nga kompanitë e huaja? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të portit? Ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh prej 2 mld eurosh meqë nuk na mjaftojnë aq borxhe sa kemi. Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt dhe a e cenon marrëveshjen e stabilizim asociimit. Të gjitha këto pyetje dhe shumë pyetje duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur”, tha Meta.


smile

Politike Berisha Meta porti i ri i durresit Rama