Politike27 Janar 2023, 10:33

Porti i ri i Durrësit shqetëson Brukselin, Várhelyi i përgjigjet shqetësimit të Alibeajt: Zbatoni MSA dhe standartet e BE

Shkruar nga Pamfleti

Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi i është përgjigjur me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht me vlerë 2 miliardë euro.

Në përgjigjen e Komisionerit të Zgjerimit, Várhelyi, pohon se në çdo marrëveshje nevojitet zbatimi i MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

“Kur vjen fjala tek marrëveshjeet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE”, theksohet në letër.

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës dhe trjatimit të barabartë.

Më tej Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare në lidhje me Portin e Durrësit.

Partia Demokratike ka treguar se në garën për projektin e madh 2 mld euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA.

Gjatë debatit të gjatë publik në parlament PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurrim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.

 Várhelyi theksoi se Komisioni Evropian ka anuluar grantin e mbetur nga WBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhje me portin e Durrësit. Kështu duke i dhënë të drejtë Partisë Demokratike që deklaroi më herët se Bashkimi Evropian ka anuluar fondin për Portin e Durrësit.

Çështja e konkurrencës ka qenë një pikë kyçe që është ngritur nga Partia Demokratike gjatë debatit mbi Portin e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur Komisionierit të Zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Alibeaj Olivér Várhelyi