Sport 8 Gusht 2018, 11:04

Portieri “gafator” vesh sërish fanellën e Liverpool, tifozët në tribuna “çmenden”

Shkruar nga Pamfleti
Portieri “gafator” vesh sërish fanellën e Liverpool,

Karius bëri paraqitjen e tij të parë në “Anfield” me fanellën e Liverpool, që nga ajo shfaqje e shëmtuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Portieri gjerman u aktivizua në pjesën e dytë gjatë fitores 3-1 kundër Torinos. Betejat e portierit nga shfaqja e sezonit të kaluar vazhduan në fazën parasezonale, me një varg gabimesh, sidomos me gafën e madhe në miqësoren kundër “Tranmere Rovers”.

Ardhja e Alisson gjatë kësaj vere ka parë gjithashtu Karius të humbasë vendin në formacion. Tekniku Klopp u ndie i lumtur nga mirëpritja e ngrohtë që gardiani gjerman mori nga turma e “Anfield” në momentin e futjes në fushë. Ai tha: “Nuk isha i habitur nga kjo t’iu them të drejtën. Si një qenie njerëzore, isha duke shpresuar se do të ishte kështu. Më pëlqeu.

“A është e mundur të jesh ndryshe në një botë vërtet të vështirë? Po, mendoj se është e mundur.

“Ne treguam sonte një fytyrë vërtet të këndshme dhe më pëlqeu. Ajo ndihmon jo vetëm Loris, ajo ndihmon edhe Alisson, që ju mund të shihni se ky është një vend shumë i veçantë. Ishte një gjest vërtet i madh nga tifozët”, përfundoi Klopp.

Sport Karius Klopp Liverpool