Pasi shërohet Tomas Strakosha, sëmuret Etrit Berisha! Covid-19 tani prek portierin tjetër kuqezi, ashtu sikurse njofton edhe klubi i tij, SPAL.
“SPAL s.r.l. njofton se portieri Etrit Berisha, ndodhet në izolim paraprak pasi doli pozitiv, pas angazhimeve të fundit me kombëtaren shqiptare, pas tamponit molekularë të kryer dje.
Lojtari nuk kishte asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të ekipit”.
Berisha do të qendrojë tashmë në izolim të besuar në shtëpinë e tij në Ferrara.