Sport 3 Gusht 2022, 21:27

Portieri i njohur largohet pas 11 vitesh nga skuadra e Premier Ligës, kapiteni “viking” prezantohet në Francë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Portieri i njohur largohet pas 11 vitesh nga skuadra e Premier Ligës,

Portieri i njohur largohet pas 11 vitesh nga skuadra e Premier Ligës, kapiteni “viking” prezantohet në Francë (Video)

Klubi francez i Nisës, nuk ka të ndalur. Pas Aron Ramsej, ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe portierin danez Kasper Shmajkëll. “Gardiani” 35-vjeçar largohet pas 11-vitesh nga Lestër Siti, teksa ka nënshkruar një kontratë me klubin francez, e cila do jetë e vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Suksesi më i madh ishte në vitin 2016, ku u shpall kampion me Lesterin, që në atë kohë drejtohej nga Klaudio Ranieri.

Më tej, numëron suksesin në vitin 2021 me fitimin e FA Cup. Në anën tjetër, Superkupa e Anglisë u fitua në vitin 2022. Shmajkëll ka luajtur gjithashtu 83 ndeshje për përfaqësuesen e Danimarkës. Tashmë në moshën 35-vjeçare pritet të shihet si do shkojë aventura e tij në Francë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht se në skuadër ka patur edhe portierë të tjerë të mirë, Shmajkëll nuk e ka diskutuar pothuajse asnjëherë vendin e titullarit, duke ofruar siguri për katërkëndorin e “Dhelprave”.

?? Viking coming!

L’#OGCNice est fier d’annoncer la signature de Kasper Schmeichel. pic.twitter.com/P3TqKYppXg

— OGC Nice (@ogcnice) August 3, 2022

Sport Kasper Shmajkëll Leister Siti portieri danez