Sport 7 Janar 2023, 17:57

Portugalia harron Zhoze Murinjon, një emër i njohur ulet në pankinën e “luzitanëve”

Shkruar nga Pamfleti
Portugalia harron Zhoze Murinjon, një emër i njohur ulet në

Portugalia harron Zhoze Murinjon, një emër i njohur ulet në pankinën e “luzitanëve”

Zhoze Murinjo nuk do të jetë trajneri i Portugalisë. Kjo tashmë duket e sigurt, pasi tekniku i njohur ka kaluar në plan të dytë mes preferencave të Federatës që kur nuk ia doli të siguronte nga Roma që të drejtonte paralelisht edhe klubin, edhe përfaqësuesen.

Sipas “The Athletic”, kjo ka shtyrë Portugalinë që të gjejë një emër tjetër për pankinën dhe ka akordin me spanjollin Roberto Martinez. Ky i fundit ka drejtuar Belgjikën, por pa ia dalë të fitonte një turne me të, edhe pse shpeshherë është vlerësuar si pretendente kryesore.

Martinez u largua nga posti i tij, pasi nuk ia doli të kalonte grupin me Belgjikën në Botërorin 2022 dhe ndërpreu kësisoj marrëveshjen me “Djajtë e Kuq”. Ai pritet që në javën e ardhshme të zyrtarizohet në stolin e Portugalisë, e cila ndau rrugët me Fernando Santos, pasi ekipi u eliminua në Kupën e Botës në çerekfinale nga Maroku.

Roberto Martínez has a ‘verbal agreement’ to become the new Portugal coach, reports @David_Ornstein pic.twitter.com/dYfuyffkXY

— B/R Football (@brfootball) January 7, 2023

Sport Portugalia Roma Zhoze Murinjo