Sport22 Dhjetor 2022, 19:56

Portugalia nuk heq dorë nga Zhoze Murinjo, luzitanët planifikojnë lëvizjen e fundit për trajnerin e Romës

Shkruar nga Pamfleti
Portugalia nuk heq dorë nga Zhoze Murinjo, luzitanët planifikojnë

Portugalia nuk heq dorë nga Zhoze Murinjo, luzitanët planifikojnë lëvizjen e fundit për trajnerin e Romës

Në Portugali mbetet e hapur çështja e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues. Zhgënjimi në Botëror ishte i madh, aq sa solli edhe shkarkimin e Fernando Santos, por tashmë ajo që shqetëson është se kush do të jetë pasuesi i tij? Federata Portugeze po bën gjithçka për të bindur Zhoze Murinjon, dëshira e tyre më e madhe.

Sipas A Bola, Presidenti i Federatës Portugeze ka planifikuar një takim kokë më kokë me trajnerin e Romës, i cili ndodhet në Portugali, aty ku po zhvillon me ekipin e tij një mini fazë përgatitore. Mou do të kthehet me ekipin e tij në Romë më 26 dhjetor, por brenda kësaj date do të takohet me Fernando Gomes për të mbyllur diskutimin rreth stolit të Portugalisë.

Në çdo rast, kjo mbetet një pistë e ndërlikuar pasi Murinjo është nën kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe as që kanë ndërmend ta ndajnë trajnerin e tyre me përfaqësuesen portugeze, dy punësimi është opsioni i vetëm për momentin që ul “specialin” në stolin e luzitanëve.

Sport Portugalia trajneri i Romës Zhoze Murinjo