Sport25 Tetor 2022, 17:59

Poter kërkon kualifikimin kundër Salcburgut, Çelsi rreshton titullarët, merret vendimi për Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti
Poter kërkon kualifikimin kundër Salcburgut, Çelsi rreshton

Poter kërkon kualifikimin kundër Salcburgut, Çelsi rreshton titullarët, merret vendimi për Armando Brojën

Salcburgu do të përballet me Çelsin në transfertën austriake në orën 18:45, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të grupeve në Champions League.

Grupi E është mjaft interesant dhe të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar. Blutë e Londrës kryesojnë me 7 pikë, ndërsa austriakët e ndjekin me një pikë më pak.

Për takimin e sotëm, trajneri i Çelsit, Graham Poter ka vendosur të mos aktivizojë titullar Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është një element i rëndësishëm i anglezëve dhe për këtë arsye qendroi në Londër këtë sezon.

Sport Armando Broja Çelsi Champions League Salcburg