Para pak orësh , reperi i cili njihet si Stresi ka lajmëruar ndjekësit e tij në Instagram se ka kryer tamponin për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.
Në postimin e tij në “Instastory”, reperi ka treguar se menjëherë po shkon të izolohet.
Gjithashtu ai i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tregojnë kujdes dhe të ruajnë veten pasi me virusin nuk mund bëjmë shaka.
“Konfirmohet pozitiv. Ruani veten unë po iki menjëherë të vetizolohem”– shkruan Stresi.
Një tjetër problem mbetet fakti se me kë ka qenë në kontakt kohët e fundit Stresi dhe kush mund të jetë infektuar tjetër.
Mesa duket, Stresi ia paska ndjellë vetes!