Sport 1 Nëntor 2018, 23:15

Prag-skandali në Superiore, Flamurtari akuzon FSHF: Gjyqtar në favor të Kukësit

Shkruar nga Pamfleti
Prag-skandali në Superiore, Flamurtari akuzon FSHF: Gjyqtar në favor

Flamurtari ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me përcaktimin e gjyqtarit të ndeshjes kundër Kukësit. Fjala është për Blerim Zirin. Ky i fundit ka lidhje farefisnore me drejtorin e verilindorëve, Ramadan Ndreu. 

“SKANDAL!

Flamurtari Football Club , mbas kartonëve të panumërt të marrë ndeshjen e kaluar dhe pezullimit të Bathës me pamje filmike, në mënyre absurde nga Komisioni i Disiplinës, denoncon me forcë publikisht, caktimin e gjyqtarit Blerim Ziri, për ndeshjen Kukësi-Flamurtari, në Kamëz.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave nuk mund të gjykohet nga një gjyqtar që ka drejtuar vetëm një ndeshje në këtë sezon në Superligë (jo rastësisht) Kukësi-Kamza.

Në sezonin e kaluar, ai u pezullua për gabime skandaloze, në ndeshje të një pas njëshme. Vec lidhjeve farefisnore me drejtorin e Kukësit, Ramadan Ndreu, personi në fjalë nuk ka shkelur më shumë se dy herë në vitin e fundit në fushën e lojës.

Flamurtari F.C i kerkon FSHF-së zevendësimin e menjëhershëm të këtij gjyqtari, dhe marrjen e masave, për të mos përsëritur marrëdhënien e gabuar të sezonit të kaluar me klubin tonë”, – shkruan klubi vlonjat. 

 

Sport Flamurtari FSHF