Aktualitet11 Janar 2023, 09:42

Prangat për Fatmir Mediun tërbuan Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti
Prangat për Fatmir Mediun tërbuan Ilir Metën

Prangat për Fatmir Mediun tërbuan Ilir Metën

Fatmir Mediu nën akuzë, është fillimi i rrugës. Kur t’i sekuestrohen pasuritë, fillon merr formë akuza e madhe, prandaj ka rënë një hije e zezë përmbi Gji të Lalzit që pritet të mbulojë gjithë zonën e pasanikëve.

Shkruan Sokol Pepushaj

Nuk mund të thuash se cili e ka radhën të arrestohet pas Fatmir Mediut, Sali Berisha apo Ilir Meta.
Ndoshta te dy njëherësh
Sapo të vijë ky moment, do jetë në radhë Babloku me atë klanin tjetër që rri nëpër parajsat fiskale dhe kazino, se katër Klane Mafioze janë, apo jo?
Po pse, i ka hije Fatmir Mediut ta çelë derën e burgut?
Në këtë fshat po, pasi kemi 32 vjet që gomerët ecin përpara kuajve. Një “Peshk” që i di të gjithë skutat e gëmushat, po u prin të tjerëve për andej, ku nuk hyn as drita e Diellit, as paraja e Bablokut.
Sapo SPAK-u i ri, nisi një lëvizje të re, të paparë deri sot, përveçse në pritshmëritë tona dhe projektet amerikane, ra hije e zezë studiove ku “sfilojnë“ politikanë, mercenarë e pasanikë, dhe rrugëve ku zhurmojnë pasanikë mercenarë e politikanë, sa thua, po populli ku është, ç’bën, pse nuk feston që erdhi dita të thirret nën akuzë penale ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu?!
Po ku të lënë kriminelët të vizatosh dekorin e ri të SPAK-ut?
Sapo u thirr nën akuzë penale ish ministri Fatmir Mediu, doli në rrugë ish Presidenti i Republikës me një deklaratë të çmëndur; “Drejtësia me regji ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri”. Kërcënoi SPAK-un dhe cilindo që guxon të prekë gjënë e vjedhur, ndërsa Babloku u fshef diku mes reve, u bë yll e vetëm lutet si gomari kur e ha ujku, “zot bëje ëndërr”!
Pra, sa kohë Babloku kllapurit nëpër ëndrra si derr, ish Presidenti Ilir Meta mban lart maralin e horave dhe vagabondëve, si antiamerikan me përvojë, si i çmendur shembullor i dy shekujve të fundit.
Edhe ish ministri Fatmir Mediu i ka shtrirë historitë e krimit e maskarellekut në dy shekuj. Milioner është bërë, si gjithë të tjerët normalisht, sapo ka vënë prapanicën e vogël në karrigen e madhe të pushtetit.
Se akuzat që i prezantoi SPAK-u, nuk janë asgjë përpara të tjerave që do shfletohen avash- avash, me qetësi e dashuri. Ky, ka aq pasuri, madje edhe biznese në mes të Tiranës, sa mund të lërë pa gjumë edhe Olsi Ramën e Call Centra-ve edhe Shkëlzen Berishën, magjistarin që edhe në opozitë shton pasuritë, pse jo, rreth gjashtë herë më shumë se Presidenti amerikan Joe Biden.
Fatmir Mediu nën akuzë, është fillimi i rrugës. Kur t’i sekuestrohen pasuritë, fillon merr formë akuza e madhe, prandaj ka rënë një hije e zezë përmbi Gji të Lalzit që pritet të mbulojë gjithë zonën e pasanikëve.
Pra, pas ish ministrit milioner, të gjithë janë në radhë, dhe mbajeni mend, secili është më “qyp” i thellë se secili, prandaj prangat për Fatmir Mediun tërbuan Ilir Metën./Pamfleti

Kryesore “Pamfleti” #Prangat për Fatmir Mediun tërbuan Ilir Metën