
Pranoi gabimet me Rusinë, gjermanët mbështesin Presidentin Steinmeir
Presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeir pranoi për herë të parë publikisht gabimet në politikën e tij ndaj Rusisë: “Ne dështuam dhe aderimi në Nord Stream 2 ishte qartë një gabim”, u shpreh presidenti.
Pas këtyre deklaratave BILD ka zhvilluar një sondazh, ku më shumë se një e treta e gjermanëve e shohin me skepticizëm besueshmërinë e kreut të shtetit. Por për 45 për qind e gjermaneve ato deklarata nuk do të ndryshojnë besimin e tyre te Steinmeier.
Pra shumica e gjermanëve aktualisht e konsiderojnë atë Presidentin e duhur Federal, ndërsa pjesa tjetër janë të pavendosur.
Çuditërisht, 74 përqind e të anketuarve janë në favor të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit Federal nga populli. Ndërkohë ata preferojnë që Presidenti i ardhshëm Federal nuk duhet të jetë një ish-politik.
Historiani Prof. Andreas Rodder, ka komentuar deklaratat e Steinmeier, duke e parë atë në dy anë. Rodder tha për Bild se: Nga njëra anë, besueshmëria e Steinmeier në politikën e jashtme tani është tronditur, nga ana tjetër, kushdo që pranon gabimet fiton edhe besueshmërinë.
Ndërsa në kampin e CDU/CSU-së vështirë se dëgjohet ndonjë kritikë për deklaratat e Presidentit.
Udhëheqësit e partisë kanë frikë se nëse bëhet fjalë për Steinmeier, do të ketë një debat edhe për ish-kancelaren Angela Merkel. Dhe këtë askush nuk e dëshiron.
Ambasadori i Ukrainës, Andriy Melnyk, është një tjetër kritik i Steinmeir, i cili deklaroi se për Ukrainën është e rëndësishme që këto deklarata pendimi të pasohen me vepra./Marrë nga BILD.