
Dukej sikur situatat tensionuese midis Oltës dhe Luizit ishin qetësuar. Edhe pse në dy kampe, tonet e ashpra dhe fyese ishin ulur. Kjo gjendje nuk zgjati shumë pasi jo më larg se dje sharjet dhe ofendimet në shtëpi kanë qënë tepër të ashpra. Në prime-in e sotëm pritet një dënim për Oltën për tonet kërcënuese dhe akuzat për përdorim të lëndëve narkotike ndaj Luizit.
Të gjithë pyetën për shpërthimin e papritur të Oltës kundrejt Luizit duke e akuzuar këtë të fundit si përdorues kokaine. Nervozizmi dhe kërcënimet e Oltës nisën nga hiçi.
Çfarë ka ndodhur dje në dyert e Top Channel? Çfarë fshihej pas atij shpërthimi ?
Prej disa javësh burri i Olta Gixharit është zhvendosur në Tiranë dhe është parë shumë shpesh në dyert e Top Channel duke i kërkuar produksionit një takim me Oltën për ta bindur se duhet të dalë nga shtëpia. Një kërkesë e tillë bie ndesh me rregullat e produksionit. Pas shumë tentativave dhe këmbënguljeve për të takuar gruan e tij produksioni ka marrë një vendim. Jo më larg se ditën e djeshme në mëngjes produksioni ka realizuar një bisedë nga dhoma e rrëfimit midis Oltës dhe burrit të saj. Burime të Pamfleti kanë treguar se bashkëshorti i ka kërkuar Oltës të dalë menjëherë nga shtëpia e Big Brother Vip, ku kjo kërkesë është refuzuar nga Olta e cila ka këmbëngulur që lojën e saj do e çoj deri në fund.
Në mënyrë të tërthortë ai i ka lënë të nënkuptuar Oltës se i favorizuar jashtë është Luizi kështu që për të nuk ja vlen ta vazhdoj lojën deri në fund dhe se po i shkakton shumë probleme.
Biseda është monitoruar nga stafi i Big Brother në mënyrë të tillë që mos përcilleshin informacione nga jashtë.
Menjëherë pas bisedës me bashkëshortin, Olta ka nisur sulmet drastike ndaj Luizit si një hakmarrje për ta “shkatërruar” sikurse e ka cilësuar dhe vet ajo.
Në prime-in e sotëm pritet një dënim për Oltën për tonet kërcënuese dhe akuzat për përdorim të lëndëve narkotike ndaj Luizit. /Pamfleti