Po pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a do ta mbyllin?/ Kjo firmë u regjistrua në QKB, në orën 10.30 të datës 20.09.2018; ose 4 orë para miratimit të Ligjit 37/2018, datë 20.9.2018, për hapjen e tenderit të kompleksit “Teatri e Kulla”, dhe prej 3 vitesh po lihet me status aktiv, kur duhej çregjistruar nga vetë QKB, mbasi objekti i saj ishte vetëm PPP-ja e ndërtimit të Teatrit e 6 kullave mbi 11 mijë m2 tokë publike, që Babloku tentoi t’ia dhuronte oligarkut të skeduar nga SHBA-BE, si “lavatriçe” e parave të drogës e korrupsionit me tenderat
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u rrëzua përfundimisht, PPP-ja mafioze e ndërtimit të godinës së Teatrit Kombëtar për shtetin; dhe biznes me 6 kulla private mbi 11 mijë m2 truall pronë publike, inskenuar me ligj anti-kushtetues nga Edi Rama, Erjon Veliaj e Shkëlqim Fusha.
Por megjithëse ligji “Fusha” është shfuqizuar qysh në muajin shtator 2018; në QKB vazhdon të jetë aktive, firma koncesionare “Teatri-Kullat”, themeluar nga oligarku Fusha, 4 orë para se të miratohej ligji për hapjen tenderit për këtë projekt.
Ajo çfarë QKB, Tatimet dhe Ministria e Financave si organe licensuese e kontrolluese të koncesioneve nuk e justifikojnë dot, është lejimi akoma me status “aktiv”, i PPP-së “Fusha-Teatri” dhe projektit PPP të kullave mbi tokë pronë shteti.
Mos ç’regjistrimi i kësaj shoqërie, është shkelje e rëndë e ligjit për shoqëritë koncesionare me objekt të përcaktuar; të cilat krijohen pasi shpallen fituese; dhe në momentin që përfundojnë afatin konçesionar, ose nuk u jepet konçesioni, ato ç’regjistrohen nga vetë tatimet.
Abuzimi i rëndë ligjor nga QKB, padyshim i urdhëruar prej Bablokut; është bërë qysh para 3 vitesh me regjistrimin e firmës konçesionare “Tirana National Theatre And Development shpk”, para miratimit të ligjit për tenderin e konçesionit të Teatrit.
Fakti që firma “Tirana National Theatre And Development shpk”, u regjistrua në QKB, 4 orë para miratimit të Ligjit Nr. 37/2018, datë 20.9.2018, provon pazarin e Ramës me oligarkun Fusha, i cili u rrëzua me ultimatum të Këshllit të Europës.
Mirëpo edhe pse me ligj, para 3 vitesh u vendos që Teatri të ndërtohet nga shteti e jo me PPP nga Shkëlqim Fusha; pazari i Bablokut po vazhdon akoma, duke mos e ç’regjistruar këtë konçesion.
Nuk dihet, nëse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi këtë konçesion, do ç’regjstorhet nga QKB dhe firma e PPP-Tetari” e cila vazhdon të jetë aktive.
Por informacionet nga agjencitë e SHBA-BE, që po gjurmojnë miliardat e krimit, kanë konstatuar se nëpërmjet firmës së paligjshme konçesionare “PPP-Tirana National Theatre And Development shpk”, oligarku Shkëlqim Fusha, “përpunon” miliarda lekë të zeza, me burim biznesin e drogës prej familjarëve të tij dhe nga tenderët korruptiv që i jep qeveria.
FAKT/ Edhe pse tenderi për Teatrin nuk është bërë akoma; firma e “PPP-Tirana National Theatre And Development shpk”; qysh prej vitit 2018, ka dorëzuar në QKB bilance me humbje, firmosur nga nipi i Shkëlqim Fushës, adminstrator i kësaj firme.
Pyetja që t’u bëjmë, Drejtores së Tatimeve, Delina Ibrahimaj e ministres Anila Denaj, është kjo: – Çfarë aktiviteti ekonomik, kryen oligarku Shkëlqim Fusha me këtë firmë konçesionare sipas bilanceve të dorëzuara; dhe përse lejohet të jetë aktive prej 3 vitesh, kur nuk i është dhënë PPP-ja për Teatrin?
Ndërsa oligarkun e preferuar të Bablokut e Lali Erit, do ta pyesim, se nga çfarë burimi janë miliardat që i fut me thasë dhe i nxjerrë me humbje në bilancet e kësaj firme të paligjshme./Pamfleti