Mustafa Arapi, piktor dhe restaurator i njohur, nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kurohej për Covid-19.
Arapi u shtrua në spitalin Covid2 në datë 16 janar. Vajza e tij i bëri apel kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu që të tregonin kujdes për babain e saj. Fatkeqësisht, sot bëhet me dije nga vajza e tij, studiesja Dorina Arapi, se piktori i njohur ka ndërruar jetë.
I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.
Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.
Postimi i Dorina Arapit në linkun e mëposhtëm
https://www.facebook.com/dorin.dorina.dor/posts/721577921896160