Kosova17 Maj 2022, 17:49

Prej dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale shpallë nesër aktgjykimin për Gucatin dhe Haradinajn

Shkruar nga Pamfleti
Prej dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale shpallë nesër

Prej dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale shpallë nesër aktgjykimin për Gucatin dhe Haradinajn

Gjykata Speciale do të shpallë ditën e nesërme aktgjykimin për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të cilët po qëndrojnë në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon me akuza ish-krerët e OVL-UÇK, ka kërkuar që ata të dënohen me nga 6 vjet burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së në fillim të procesit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Aktgjykimi i nesërm, do të jetë i pari që kjo gjykatë do të japë, që prej themelimit të saj gjashtë vite më parë.

Prishtine Gjykata Speciale Gucati Haradinaj