Kronike 4 Gusht 2022, 13:49

Prej rreth dy orësh i bllokuar poshtë kamionit, zbardhet identiteti i viktimës së aksidentit tragjik në Rrogozhinë

Shkruar nga Pamfleti
Prej rreth dy orësh i bllokuar poshtë kamionit, zbardhet identiteti i

Prej rreth dy orësh i bllokuar poshtë kamionit, zbardhet identiteti i viktimës së aksidentit tragjik në Rrogozhinë

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Bishti  Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, saqë automjeti është kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit. Pas aksidentit, shoferi i pajetë dhe pasagjeri i “Benz-it” në gjendje tepër të rëndë, qëndruan mbi një orë të bllokuar nën rrotat e kamionit.

Mësohet se, shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Për pasojë mjeti u bë copash dhe Dervishi nuk arriti të mbijetonte. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit. I bllokuar në kamionin me inerte mbeti edhe shtetasi me inicialet I.C..

I shokuar nga ngjarja e rëndë, shoferi i kamionit nuk arrinte të dilte jashtë pasi një pjesë e makinës tip ‘Benz’ i kishte bllokuar derën. Sapo ka dalë jashtë, ai është shoqëruar drejt Komisariatit të Kavajës për t’u pyetur rreth aksidentit. Vlen të theksohet se, përreth dy orë aksi Rrogozhinë-Elbasan është bllokuar për kalimin e mjeteve, ndërsa firma kontraktuese po hedh zhavor në rrugë për të pastruar vajin dhe karburantin e derdhur në asfalt.

Kronike aksident kronike Rogozhine viktime