Sport10 Shkurt 2023, 17:55

Premier Liga Angleze bën gjestin human, dhuron 1 milionë sterlina për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkruar nga Pamfleti
Premier Liga Angleze bën gjestin human, dhuron 1 milionë sterlina

Premier Liga Angleze bën gjestin human, dhuron 1 milionë sterlina për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Premier Liga Angleze bën gjestin human. Do të dhurojë një donacion prej 1 milionë stërlina për të ndihmuar të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Në një deklaratë për mediat të publikuar nga Sky News, liga angleze u shpreh se është “thellësisht e pikëlluar” nga tërmetet që kanë lënë të vdekur më shumë se 22,700 njerëz.

“Do të dhurojmë një donacion prej 1 milion stërlina për Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive për të ofruar drejtpërdrejt ndihma humanitare për ata që kanë nevojë,” thuhet në deklaratë.

Nëse jeni duke u konsultuar për ndeshjet e kësaj jave, do të vini re lojtarët dhe zyrtarët që mbajnë shirita të zinj në krahë në shenjë respekti.

UEFA, e cila qeveris futbollin evropian, dhe Fondacioni i saj për Fëmijët, ka premtuar gjithashtu 200,000 euro ndihmë fillestare për të mbështetur të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Sport Premier Liga Angleze Tërmeti në Turqi