Sport 2 Gusht 2022, 18:52

Premier Liga bëhet gati për ndryshimin historik, do të publikojë dialogun e gjyqtarit me VAR-in pas ndeshjeve

Shkruar nga Pamfleti
Premier Liga bëhet gati për ndryshimin historik, do të

Premier Liga bëhet gati për ndryshimin historik, do të publikojë dialogun e gjyqtarit me VAR-in pas ndeshjeve

Premier Liga po bëhet gati për një ndryshim historik, që mund të rritë edhe më shumë transparencën rreth asaj që ndodh në fushën e lojës sa i përket vendimmarrjes së gjyqtarëve. Pjesë e lojës tashmë janë bërë edhe studiot e VAR-it dhe Premier Liga ka vendosur që t’i japë zë edhe asaj që ndodh në studion ku monitorohen pamjet e ndeshjeve.

Sipas “The Times”, Premier Liga është gati të publikojë dialogjet e gjyqtarëve me dhomën e VAR-it në momentet e vendimmarrjes rreth rasteve të diskutueshme, në mënyrë që të rritë më shumë transparencën dhe të bëjë kampionatin edhe më të besueshëm. Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Riçard Masters, ka thënë se ka mbështetje të plotë për ta vënë në zbatim këtë plan, por nuk ka dhënë afat se kur mund të implementohet.

“Mendimi i përgjithshëm është që publikimi i audiove është diçka e mirë. Ekziston dëshira për të qenë më të hapur ndaj fansave rreth vendimeve të gjyqtarëve dhe tashmë duhet që të shohim se si mund ta realizojmë këtë “, tha Masters.

Në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, ky plan është vënë në zbatim, me përmbledhje të bisedave mes gjyqtarëve dhe dhomës së VAR që publikohen pas ndeshjes në YouTube.

Sport Premier Liga sistemi VAR