
Premier Liga nuk njeh limite, kampionati anglez “mbreti” i merkatos së dimrit, thyen çdo rekord
Premier Liga nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord në tregun e transferimeve, këtë herë gjatë merkatos së janarit. 922 milionë euro kanë shpenzuar ekipet angleze vetëm gjatë merkatos së dimrit, 275 milionë euro investuan vetëm në ditën e fundit, ku një peshë të madhe mban transferimi i Enzo Hernandez te Çelsi për 121 milionë euro.
Sezonin e fundit, Premier Liga shpenzoi në total 2,8 miliardë euro, ndërsa këtë sezon kanë shpenzuar 3,17 miliardë euro. Vetëm Çelsi shpenzoi në këtë merkato janari 326 milionë euro, më shumë se sa kanë shpenzuar të gjithë ekipet së bashku në Bundesligë, La Liga, Seria A dhe Liga 1.
Klubet e Premier Ligës kanë shpenzuar afro 83% më shumë këtë janar, se sa rekordi që ishte në vitin 2018 me 150 milionë euro shpenzime. “Mbretëresha” e merkatos është Çelsi, ndërsa Fernandez rekordmeni i ri. Me 121 milionë euro, mesfushori argjentinas bëhet transferimi i 6 me i shtrenjtë në historinë e futbollit.