Sport12 Shtator 2022, 19:53

Premier Liga rikthehet në fundjavë, por 3 ndeshje shtyhen, e pëson edhe supersfida e kampionatit anglez

Shkruar nga Pamfleti
Premier Liga rikthehet në fundjavë, por 3 ndeshje shtyhen, e

Premier Liga rikthehet në fundjavë, por 3 ndeshje shtyhen, e pëson edhe supersfida e kampionatit anglez

Premier Liga nuk zhvilloi ndeshjet e javës së 7 të kampionatit anglez në fundjavë, për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II.

Java e tetë do të luhet të shtunë e të dielë, por vlen të theksohet shtyerja e 3 ndeshjeve. Bëhet fjalë për Çelsi-Liverul, Mançester Junajtid-Lids Junajtid dhe Brajton-Kristal Palas.

Padyshim se vëmendja më e madhe ishte projektuar te derbi, por ka qenë vetë klubi i Bluve të Londrës që ka njoftuar se takimi do luhet në një moment tjetër.

“Shtatë ndeshjet e Premier Ligës do të rifillojnë këtë fundjavë, pas një pauze të sezonit si shenjë respekti pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë II. Megjithatë, tre ndeshje, përfshirë Çelsi-Liverpul, nuk do të luhen këtë fundjavë. Deklarata e Premier Ligës shpjegon se pas konsultimeve të gjera me klubet, policinë, Grupet Këshillimore të Sigurisë lokale dhe autoritete të tjera përkatëse, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shtyheshin tre ndeshjet e mbetura të këtij raundi të ndeshjes” – shkruan Çelsi.

Sport Çelsi-Liverpul Premier Liga vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II