alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Premtimet e Edi Ramës për drejtësinë e 21 Janarit i mori era

20/01/2022, 21:29
ne Aktualitet
A A
Premtimet e Edi Ramës për drejtësinë e 21 Janarit i mori era

Premtimet e Edi Ramës për drejtësinë e 21 Janarit i mori era

Premtimet e Ramës që vrasësit dhe urdhëruesit do të përgjigjen ligjërisht i mori “era”. Në të kundërtën, duke emëruar Ilir Metën president, socialistët e trimëruan Berishën. Qofsha i gabuar, por socialistët nuk kanë ndjeshmërinë e nevojshme për 21 Janarin. Jemi koshientë se vendi ka shumë halle, qeveria ka shumë sfida. Por hallet dhe sfidat nuk duhet ta fshijnë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve 21 Janarin, nuk duhet të justifikojnë bërjen heshturazi  të një amnistie politike de fakto, nuk duhet të lejojnë ligjërimin e krimit politik si mjet për të mbajtur pushtetin. Është e pabesueshme që për tetë vjet Prokuroria e rrethit gjyqësor, Tiranë, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, dosja e Aleksit është mbajtur në sirtarë.

Shkruan Mark Nika,


-Lexo edhe:

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të ketë kompromis as me punonjësit e rendit

21 janari vjen çdo vit e më i rëndë për familjen tonë


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Vjen i rëndë për gjithë miqtë e shokët e Aleksit. Për gjithë ata qytetarë shqiptarë që ruajnë në kujtesë dhe në ndergjegje si një plagë të madhe masakrën shtetërore të  21 janarit të vitit 2011, kur nga selia e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, veglat e tij me uniformë qëlluan me armë zjarri mbi demonstruesit që ishin mbedhur për të protestuar kundër skandalit me zë e me figurë të  ministrit  dhe aleatit të tij, Ilir Meta.

Aleksi ishte një prej viktimave të atij krimi shtetëror.

Vrasja e tij pat lindur e zbardhur para kamerave të televizioneve. Por paradoksalisht, është sot e kësaj dite pa autor, e pazbardhur gjyqësisht, pa asnjë të dënuar për krimin e tmerrshëm.

Është një jetë e  rrëmbyer kriminalisht në lule të moshës, që AKUZON papushim e do të vazhdojë të  AKUZOJË. Derisa të dalë në dritë e vërteta dhe vrasësit e tij të marrin dënimin sipas ligjit.

AKUZON ata që dhanë urdhër të qëllohet me armë zjarri mbi protestuesit, ish- kryeministrin S. Berisha, ish- ministrin e tij të Brendshëm të asaj kohe, L. Basha. Ta gjejë drejtësia cili prej tyre e dha urdhërin. Ti gjejë drjetësia kush tjetër ka gisht në këtë krim makabër.

Ky grusht i përbuzshem shkeli me kembe të flliqura mbi lulen e rinise te djalit tonë. Këta  nuk jane politikanë, por një  bandë vrasësish. Drejtesia nuk do të jetë drejtësi pa zbuluar deri ne fund fytyrat e tyre të vërteta prej vrasësish.

AKUZON  ish- komandantin e Gardës, A. Prendi dhe vartësit e tij në rolin e ekzekutorëve të urdhërave. AKUZON ata hetues, prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë që kanë mbyllur sytë e kanë bërë lojën e kungulleshkës me dosjen e vrasjes së Aleksit.

Më shumë se disa individë, akuzon një Prokurori  politikisht dhe juridikisht e kapur, që ka demtuar rëndë drejtesine shqiptare, duke e bërë vendin padrejtesi. Heshtja e Prokurorise ka bërë në thelb rehabilitimin e vrasesve dhe urdheruesve.

AKUZON  politikanët  në pushtet që janë zotuar shumë herë, janar për janar, të bëjnë gjithçka, brenda  kompetencave të ekzekutivit, në respekt të ndarjes së pushteteve, për të nxitur e ndihmuar zbardhjen e vrasjes së Aleksit.

Premtimet e Ramës që vrasësit dhe urdhëruesit do të përgjigjen ligjërisht i mori “era”. Në të kundërtën, duke emëruar Ilir Metën president, socialistët e trimëruan Berishën. Qofsha i gabuar, por socialistët nuk kanë ndjeshmërinë e nevojshme për 21 Janarin. Jemi koshientë se vendi ka shumë halle, qeveria ka shumë sfida. Por hallet dhe sfidat nuk duhet ta fshijnë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve 21 Janarin, nuk duhet të justifikojnë bërjen heshturazi  të një amnistie politike de fakto, nuk duhet të lejojnë ligjërimin e krimit politik si mjet për të mbajtur pushtetin. Është e pabesueshme që për tetë vjet Prokuroria e rrethit gjyqësor, Tiranë, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, dosja e Aleksit është mbajtur në sirtarë.

Gjatë kësaj kohe Ministria e Brendshme si pjese e ekzekutivit nuk ka kryer asnjë veprim. Me kerkesen tonë  çeshtja i kaloi  policise kriminale, e cila, ndonese mori persiper qe te kryeje veprime operative per te zbuluar provat dhe autoret e krimit, rezulton se nuk ka kryer asnje veprim. Me gjithe kerkesat tona dhe te avokatit te familjes, Prokuroria nuk na jep asnjë informacion.

Ligjerisht jane te detyruar te na informojne se mbrojme viktimen. Aktualisht Prokuroria e Tiranes ja ka kaluar çeshtjen nje oficereje te policise gjyqesore të drejtorisë  vendore Tiranë (per ta hequr qafe) dhe jo policise gjyqesore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Kjo është sorollatja  e turpshme.

Ky është pingpongu me një tragjedi.

Kështu na  mundojnë tash sa vjet. Na mundon drejtesia e vonuar dhe komploti i heshtjes.

Kupa është mbushur e nuk mban më.

Pesimizmi shtohet më shumë kur shohim se dhe e ashtuquajtura drejtësia e re nuk ka një reagim të përgjegjshëm institucional e ligjor, duke u bërë kështu dashje pa dashje mbështetëse e krimit, urdhëruesve, transmetuesve dhe ekzekutuesve të tij realë. Është gjithë shoqëria jonë e vrarë dhe e kërcënuar, është e kërcënuar e sotmja dhe e ardhmja jonë. Askush nuk mund të flejë i qetë  kur një krim shteteror nuk vendoset përballë ligjit.

Per te kryer veprimet qe do çonin në zbulimet e te vertetes  për vrasjen e Aleksit, vecanerisht te urdherdhenies per të qelluar me armë zjarri dhe te autoreve qe e kane zbatuar, çeshtja  duhet t’i kaloje SPAK- ut qe eshte kompetent dhe jo Prokurorise se Tiranes.

SPAK-ut  ka kompetencën  të pyesë  dhe të ngreje akuzë  ne lidhje me çeshtjen drejtuese te shtetit te asaj kohe.

SPAK  dhe Byroja Kombetare e Hetimit që ka nisur nga puna  janë shpresa e fundit se do bëhët drejtësi për Aleksin, për gjithë të vrarët dhe plagosurit e 21 janarit dhe përmes tyre për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne u themi vrasesve dhe urdheruesve se mund te mendojne se i kane mbyllur hesapet me drejtesinë, por ta dinë qe ata nuk i kane  mbyllur hesapet me ne. Ne nuk jemi kontigjent qe perdoremi dhe shfrytezohemi nga asnjë force politike. Nuk ka falje për vrasësit që i fshihen drejtësisë apo kërcënojnë drejtësinë. Ne  nuk do behemi gjakhumbes.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
Aktualitet

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

19/05/2022, 16:36
Aktualitet

SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të ketë kompromis as me punonjësit e rendit

19/05/2022, 14:27
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe  drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano
Aktualitet

Nga Nuredin Dumani te Erion Alibej, këta janë 18 të arresuarit e operacionit “Golden bullet” nga SPAK

19/05/2022, 13:40
Aktualitet

SPAK operacion të gjerë për arrestimin e krerëve të krimit, Arben Kraja zbardh detajet: Goditëm 8 grupe kriminale

19/05/2022, 13:16
Artur Metani
Aktualitet

Akuzat e Ramës, kreu i ILD-së: Denoncimet për gjyqtarët të mos bëhen në media, por në institucione

19/05/2022, 12:37
Aktualitet

“A keni presion nga politika?”, Xhafaj i drejtohet Artur Metanit: Pritet më shumë nga organet e drejtësisë

19/05/2022, 12:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Enjtja e duarve, faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Enjtja e duarve, faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Reali bën përmbysjen e çmendur në Kupën e Mbretit, rikthehet magjia e Eden Hazard (Video)

Reali bën përmbysjen e çmendur në Kupën e Mbretit, rikthehet magjia e Eden Hazard (Video)

Lajmi i Dites

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03

Lajmet e fundit

Infantino nis fushatën për rizgjedhjen në FIFA, letër Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

Infantino nis fushatën për rizgjedhjen në FIFA, letër Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

19/05/2022, 17:42
"Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua", Salianji: Loja e Ramës do të dalë zbuluar

“Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua”, Salianji: Loja e Ramës do të dalë zbuluar

19/05/2022, 17:38
Rithemelimi “hedh poshtë” marrëveshjen për Presidentin, Bylykbashi kundër Alibeajt

Rithemelimi kundër marrëveshjes për Presidentin, Bylykbashi sulmon Alibeajn: S’ka tagër të mbledhë deputetët!

19/05/2022, 17:29
Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

19/05/2022, 17:09
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

19/05/2022, 17:09
Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

19/05/2022, 16:47
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #negociata  #shqiperia #kryeministri
  • Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #spak #gledisnano
  • Kur e gjetëm foton e Berishës ‘ndë dhè’ mes mbetjeve te Sheratoni, më erdhi në mendje ngjarja e tmerrshme; maj ishte edhe atëherë. Nuk më erdhi në mendje aspak ajo që thonë se ‘…dhe vjen një ditë e i lave haqet, o Sali’. Më erdhi ideja e kohës dhe e kthimit. Sigurisht koha nuk kthehet kurrë pas. Por edhe këtu shkencëtarët që po e kërkojnë ‘fenomenin e pamundur’, kanë lënë një shteg: Koha kthehet si një segment ca sekonda, ose si një ëndërr ku shikohet e ardhmja’, po thonë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti  #frrokçupi #foto #saliberisha #sheraton

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In