Sport12 Prill 2019, 14:06

Premtimi i Dukës: Javën tjetër kombëtarja do të njohë trajnerin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Premtimi i Dukës: Javën tjetër kombëtarja do të

Pasi shprehu mendimin e tij për dhunën në stadiume, nga Shkodra kreu i FSHF, Armand Duka, nuk harron të flasë edhe për situatën e kombëtares shqiptare të futbollit dhe çështjes së trajnerit të ri. Megjithatë Duka sërish nuk dha një emër konkret por shprehet i bindur se trajneri dhe stafi i ri teknik do të zgjidhen javën e ardhshme:

“ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

Sport Duka Kombetarja Trajneri