Sport30 Nëntor 2022, 19:43

Prenë biletën për raundin e 1/16, Australia “djeg” natën, nis festën e çmendur në orën 4 të mëngjesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Prenë biletën për raundin e 1/16, Australia “djeg”

Prenë biletën për raundin e 1/16, Australia “djeg” natën, nis festën e çmendur në orën 4 të mëngjesit (Video)

Australia ia doli të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës së Botës. Fitorja ndaj Danimarkës bëri që ‘Socceroos’ ta mbyllnin Grupin D në kuotën e 6 pikëve ne vendin e dytë. Një video tregon tifozët në Australi në një gjendje euforie, duke ndezur flakadanët teksa festojnë fitoren e madhe në orën 4 të mëngjesit.

Mijëra tifozë janë mbledhur në një ‘Fan Zone’, duke parë ndeshjen në një ekran të madh. Është vetëm hera e dytë që ‘Socceroos’ kalojnë në 1/8 të Kupës së Botës, pasi siguruan një vend në të njëjtën fazë në 2006.

The scenes in Australia at 3.30am.

The beauty of the World Cup.

pic.twitter.com/AUqHItvHSB

— SPORTbible (@sportbible) November 30, 2022

Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të ndeshjes, ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm, teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.

Por, fantazisti i Mançester Junajtid nuk pati shënjestrën e duhur dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leki që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60.

Scenes in @FedSquare after the #Socceroos goal! #FIFAWorldCup pic.twitter.com/CRZKqIvQak

— SBS Sport (@SBSSportau) November 30, 2022

Sport Australia Kupa e Botës