Aktualitet 1 Gusht 2018, 07:54

”Prerja e kokave” nga Vettingu, gjyqtarët dhe prokurorët që përfitojnë gjysmën e pagës, emrat që ‘digj

Shkruar nga Pamfleti
”Prerja e kokave” nga Vettingu, gjyqtarët dhe prokurorët

''Prerja e kokave'' nga Vettingu, gjyqtarët dhe prokurorët që përfitojnë gjysmën e pagës, emrat që 'digjen'

Në vendimin nr 78 të datës 12.12.2017 thuhet se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë dhënë dorëheqjen para datës 31 mars 2017 për t’i shpëtuar Vettingut  do të pëtfitojnë 40-50% të pagës për tre vite me rradhë.  Nga ana tjetër ttë gjithë ata që nuk dhanë dorëheqjen, por që u shkarkuan nga Vettingu për mosjustifikim të pasurisë apo lidhjeve me persona të inkriminuar nuk do të përfitojnë asgjë. 

Në pikën 43 të vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen edhe pas afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut, për sa kohë ata janë në detyrë, por pas këtij afati ata nuk mund të përfitojë pagesë kalimtare. 

Vetëm 12 ditë para këtij afati rezulton se ka dhënë dorëheqjen Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në datën 19.03.2018. Gjysmën e pagës për tre vjet me radhë do ta marrë edhe ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga frika e Vetingut në datën 19.03.2018. Gjithashtu, do të shpërblehet me gjysmën e pagës edhe Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i cili ka dhënë dorëheqjen në datën 01.02.2018. Pagesë kalimtare do të marrë edhe Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i cili dha dorëheqjen në datën 26.01.2017.

”Shqiptarja.com” ka publikuar listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që përfitojnë/nuk përfitojnë pagesën për 3 vitet e ardhshme.

Nuk përfitojnë

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Bensik Imeraj, i cili u largua nga drejtësia për t’i shpëtuar Vetingut, në bazë të vendimit të Kushtetueses, nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Imeraj ka dhënë dorëheqjen në datën 31.01.2018.

Gjithashtu nuk do të përfitojnë pagesë kalimtare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku përfshihen Fatos Lulo, Bensik Imeraj, Bledar Abdullai, Shkëlzen Selimi, Elsion Sadiku, Rovena Gashi, Ervin Metalla,  Admir Thanza, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Besim Trezhnjeva, Altina Xhoxhaj, Besa Nikëhasani, Artan Laze, Luan Kaloçi etj.

Subjektet që përfitojnë gjysmën e pagës për tre vjet

Erlindi Basha, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 19.03.2018

Mirela Fana, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 19.03.2018

Ilir Pashaj, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, dorëhequr në datën 01.02.2018

Sulejman Tola, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, dorëhequr në datën 26.01.2017

Etleva Sherifi, ish-ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, 31.03.2017

Adnand Bërdica, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, 29.03.2018

Eritan Shehu, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 29.03.2017

Subjektet që nuk përfitojnë pagesë kalimtare

Bensik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dorëhequr në datën 31.01.2018

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, i shkarkuar nga detyra

Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra

Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, i shkarkuar nga detyra

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, i shkarkuar nga detyra

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga detyra

 Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, i shkarkuar nga detyra

Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Dritan Rreshka, kreu i Prokurorisë së Tiranës, i shkarkuar nga detyra

Aktualitet gjyqtarët prokurorët Vettingu