Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar hapur Sali Berishën nga çdo negociatë për Presidentin.
Përmes një deklarate për shtyp pas marrëveshjes me Taulant Ballën, Alibeaj deklaroi se Komisioni i Rithemelimit është i ftuar në tryezën e diskutimeve që do të mbahet ditën e nesërme me deputetët e PD-së për të përmbyllur procesin e konsultimit për emrat, por pa Berishën.
“PD është duke dhënë kontributin për të zgjedhur Presidentin e shqiptarëve dhe mbledhja e sotme ishte pjesë e agjendës së kësaj mbledhjeje”- ka thënë ndër të tjera Alibeaj.
“Do të jap një përgjigje për solemnitetin e këtij procesi. Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Çdo gjë që është diskutuar ka qenë vendimmarje e grupit. U mblodhëm në vijim të asaj të djeshëm. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.
Po them gjënë tjetër se më e rëndësishme është se kam dëshirën për t’jua thënë juve. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë për presidentin e shqiptarëve.
Ishte unison e 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona t’ua bëjmë me dije kolegëve tonë në një mbledhje tjetër ditën e nesërme pasdite. Kjo është e para”, tha Alibeaj.
I ndalur tek procedura e zgjedhjes së presidentit dhe çfarë do të ndodhë në rastin kur pala tjetër nuk i qëndron kushteve të firmosura, në lidhje me kandidatët e propozuar, Alibeaj shprehet se:
“Po, e drejta për të propozuar është e opozitës, katër emra. Hapi i dytë është ofrimi i palës tjetër që mes katër emrave që besojmë se përmbushin kriteret tona, prej katër duhet të zgjedhin dy.
Ky është një mekanizëm pasi procesi është i përbashkët se presidenti është i shqiptarëve jo i një pale.
Dhe hapi 3 mes dy kandidaturave duhet zgjedhur një si garanci që nuk është proces farsë, nuk është lojë, por proces që në hapat e parë i jep legjitimitetin e duhur, përfaqësues dhe i mbështetur nga shqiptarët.
Dokumenti është i qartë dhe i saktë. Kandidatura unike e do të ketë edhe mbështetjen me firma të secilës palë si garanci që nesër mos thonë nuk na pëlqen. Kjo do të ishte loja.
E ka lexuar zotëria disa herë sepse është kush që duhet të mbështetet nga të gjithë. Të jetë proces i përbashkët sipas hapave që thashë , të cilat duhen respektuar në mënyrë strikte. Nëse shihet se ka një shmangie. Dokumenti i thotë qartë që jo vetëm që duhet respektuar po në momentin që ka një shmangie nga detyrimet jo vetëm që konsiderohet thyerje por do të bëhet edhe publike. Është proces me një palë të tretë që është publiku shqiptar. Nëse një palë nuk i qëndron angazhimeve, do të bëhet publike.”