Bota 8 Korrik 2018, 09:58

Presidenti ”çorodit” të madh e të vogël me deklaratën e tij: Nëse dikush ka folur me Zotin apo e ka parë unë

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti ”çorodit” të madh e të vogël me

Presidenti ''çorodit'' të madh e të vogël me deklaratën e tij: Nëse dikush ka folur me Zotin apo e ka parë unë jap dorëheqjen

Rodrigo Duterte presidenti i Filipineve është shprehur se në qoftë se një krishter më sjell një provë që Zoti ekziston dhe unë do të jap dorëheqjen.

Presidenti filipinas më tej theksoi se nëse dikush ka qenë në parajsë, ka folur me Zotin apo e ka parë personalisht”, ai do të dorëhiqet.

“Më duhet thjesht një dëshmitar që më thotë: Kryetar,  këta budallenjtë në kishë më urdhëruan të shkoj në parajsë dhe të flas me Zotin. Ai ekziston vërtet. Ne bëmë një foto dhe të solla një selfie me të”, tha Duterte.

Më pas kreu i shtetit kritikoi edhe Kishën Katolike për mbledhjen e donacioneve: “Nëse vërtet doni t’i ndihmoni njerëzit, pse u kërkoni para”.

Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari kritikon grupet e krishtera dhe Zotin. Në Qershor, ai e quajti Zotin “budalla”, gjatë një debati për historinë e Biblës dhe krijimin e njerëzimit. Në kundërpërgjigje, grupet e krishtere në vend e akuzuan atë për fyerje ndaj Zotit dhe kërkuan nga ai që të kërkonte falje. Në këtë rast Presidenti u përgjigj: “As në një milion vjet”.

Bota presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte