Bota18 Shtator 2022, 19:52

Presidenti i Armenisë thyen rregullat, bën foto teksa përulet para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Armenisë ka shkaktuar shumë reagime këtë mëngjes pasi u fotografua nga një ndihmës duke bërë homazhe përpara arkivolit të Mbretëreshës në Westminster Hall. The Sun shkruan se pamjet kapën momentin kur presidenti Vahagn Khachaturyan u kap nga një ndihmës në këmbët e arkivolit të monarkut të ndjerë të mbështjellë me flamurin anglez.

Rregullat e rrepta brenda ndërtesës solemne 1000-vjeçare, ndalojnë përdorimin e kamerave. Ata që hyjnë në sallën e madhe me një kohë të caktuar për të bërë nderimet e tyre të fundit u jepet një informim paraprak duke përcaktuar rregullat.

Pamjet tregojnë se presidenti, një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putin, shkon në Westminster Hall me shoqëruesit e tij pak para orës 8 të mëngjesit. Pak çaste më vonë ai futet në radhë, mes qindra vajtuesve të tjerë që qëndruan në radhë deri në 13 orë gjatë natës dhe ndalon në këmbët e arkivolit të mbështjellë me flamur.

Ndërsa ai përkulet, asistenti i tij nxjerr celularin me shpejtësi dhe bën një shkrepje të shpejtë. Stafi në sallë mbeti i indinjuar nga incidenti.

Bota funerali i Elisabeth